Pas këtij lajmi, nuk do të hani më kurrë sallam

Kishte ditë që përflitej, por tashmë është zyrtarizuar. Në një transmetim që ka pushtuar menjëherë faqet e para të mediave më të mëdha në botë, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli se mishi i përpunuar si salçiçet apo proshuta- shkaktojnë kancer.

Lifestyle

13/07/2017 08:52

Në raportim thuhet se vetëm 50 gram mish i përpunuar në ditë- diçka më pak se dy feta proshutë- rrisin shansin për kancer me 18 për qind.

Ndërkohë sipas “BBC”, në raport thuhet se mishi i kuq mund të jetë kancerogjen, por provat janë akoma të kufizuara.

“Për një individ, rreziku për kancer kolorektal (në zorrë) për shkak të konsumit të mishit të përpunuar mbetet i vogël, por rreziku rritet me sasinë e mishit të konsumuar”,- tha Dr. Kurt Straif nga OBSH. /Lajmi.net/