Pas kësaj nuk do t’a leni më telefonin natën në mbushës

Një burrë humbi jetën pasi shtëpia e tij mori zjarr nga mbinxehja e një baterie “iPhone 5” e cila qe vënë në karikim gjatë natës.

Lifestyle

05/02/2016 05:03

53-vjeçari Marek Kruger, i cili kishte zënë shtratin si pasojë e një tumori në kokë, vdiq nga asfiksimi në banesën e tij në Riding të Britanisë së Madhe gushtin e kaluar.

Në një seancë dëgjimore të mbajtur në bashkinë e qytetit të mërkurën u tha se viktima shpeshherë e mbante telefonin pranë dhe e karikonte me anë të një zgjatuesi. Ai qe pjesërisht i paralizuar dhe me anë të pajisjes elektronike bënte blerje në internet.

Sipas mjekëve, 53-vjeçari ishte djegur në 64 për qind të trupit, përfshirë djegie të shkallës së parë në fytyrë dhe gjoks. Gjithashtu, në laringun dhe trakenë e tij u gjet blozë./lajmi.net