Pas kërkesës së OAK, ministri Hamza merr vendim për lirimin e lëndës së parë

Ministri i Financave ka marrë vendim për lirimin e lëndës së parë.

Lajme

11/01/2019 19:54

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Oda e Afarizmit të Kosovës, raporton lajmi.net.

“Njoftojmë të gjithë prodhuesit në Republikën  e Kosovës se pas disa kërkesave që Oda e Afarizmit të Kosovës i ka bërë në emër të prodhuesve, ministria ka marrë vendim që të gjithë ata që janë liruar nga lënda e parë në vitin 2018-të, kanë të drejtë të importojnë deri me datën 28.02.2019,  deri sa Ministria t’i shqyrtoj kërkesat për ketë vit”, thuhet në njoftim.

OAK e përshëndetë  këtë vendim dhe kërkon nga Ministri Hamza që në të ardhmen mos të përsëriten bllokada të tilla për prodhuesit vendor.

Oda e Afarizmit kishte reaguar edhe gjatë ditës më herët ku kishte akuzuar ministrin Hamza se nuk po i përkrah prodhuesit vendor./Lajmi.net/