Pas “Këngës Magjike”, Elhaida Dani ka një lajm të mirë

"E ngrirë" është kënga me të cilën Elhaida së fundi ka konkurruar në festivalin "Kënga Magjike".

ShowBiz

11/12/2017 16:00

Kënga është pëlqyer shumë dhe ka arritur ta zë vendin e dytë, kurse të parin e mori Anxhela Peristeri me një diferencë të vogël pikësh, shkruan lajmi.net.

Elhaida këto ditë ka qenë shumë e komentuar në titujt e medieve rozë, pasi u konsiderua si e padrejtë që nuk mori vendin e parë.

Megjithatë, pas gjithë asaj ‘zhurme’, këngëtarja ka një lajm të mirë për fansat, ajo sot do të publikojë këngën më të re.

Kënga ka titullin “Amazing” që në shqip do të thotë “Mahnitës”, ndërsa këngëtarja epublikon sot në orën 17:00 të shoqëruar me videoklip. /Lajmi.net/

Time 17:00 #AMAZING

A post shared by Elhaida Dani (@elhaidadani93) on