Pas këngës “Dashni”, Seldi dhe Mimoza vijnë me projekt të ri

Janë bërë 6 muaj që nga publikimi i këngës së tyre "Dashni".

ShowBiz

23/05/2018 16:43

Çifti i njohur, Seldi Qalliu dhe këngëtarja Mimoza Shkodra kanë paralajmëruar se sërish do ketë një projekt nga ana e tyre, shkruan lajmi net.

Përmes një postimi që Seldi ka shpërndarë në Instagram bën të ditur se janë në xhirime të videoklipit të ri.

“Shumë shpejt”, ka shkruar Seldi në gjuhën angleze.

Kënga “Dashni” është pëlqyer mjaft shumë nga publiku, ku tashmë numëron mbi 21 milion klikime në kanalin, Youtube.

Në tetor të vitit që lamë pas dyshja kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë në një ceremoni të mbajtur në Zvicër. /Lajmi.net/

Coming soon ❤️

A post shared by Seldi Qalliu (@seldi__qalliu) on