Pas Juves, edhe Roma e Liverpooli në garë për yllin e Barcës

Tashmë nuk është vetëm Juventusi në garë për Rafinhan e Barcelonës.

Sport

29/05/2017 23:52

 

Sipas Liverpool Echos, braziliani është edhe në radarin e Reds.

Por, për anësorin e Barcës raportohet se është duke menduar edhe Roma, e cila i ka premtuar lojtarit më shumë minuta në fushë se te klubi katalunas.

Vlen të theksohet se Rafinha është vëllai i yllit të Bayern Munichut, Thiago Alcantara./Lajmi.net/