Pas Jose Mourinhos, edhe Unitedi e poshtëron keq Schweinsteingerin

Për Bastian Schweinsteingerin gjërat sa bëhen e më keq te Manchester Unitedit.

Sport

04/11/2016 16:32

Pas marrjes së lajmit nga Jose Mourinho ku i bën të qartë se nuk do të paraqitet në ekipin e parë pavarësisht lëndimit të Paul Pogbas në ndeshjen që Unitedi e humbi 2:1 nga Fenerbehace, ish përfaqësuesi i Gjermanisë ka marrë një tjetër lajm aspak të mirë nga drejtuesit e klubit.

Mediet britanike raportojnë se drejtuesit e klubit i kanë ofruar atij pak më shumë se 11 milionë euro, që të largohet në fillim të vitit 2017 (afatin kalimtar të janarit), përcjell lajmi.net.

Kjo tregon qartë se 32 vjeçari i ka ditët e numëruara në ‘Old Trafford’, dhe se i duhet të mendojë për të ardhmen e tij, larg Manchester Unitedit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.