Pas injorimit në “Euro 2016”, shikojeni çfarë i ka ndodhur tani Gjimshitit

Pas zhgënjimit të madh për mungesën në "Euro 2016", Berat Gjimshiti e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën tek skuadra e re, Avellino.

Sport

14/09/2016 12:55

Berat Gjimshiti është kolona e re mbrojtëse e Avellinos në Serinë B të futbollit italian.

Mbrojtësi shqipar me centimetrat dhe sigurinë që ofron me lojën e tij, konsiderohet një afrim i goditur i minutës së fundit, edhe pse në formë huazimi nga Atalanta.

23-vjecari, titullar në kombëtaren shqiptare në eliminatoren e parë të “Rusi 2018” ndaj Maqedonisë në “Loro Borici” që në debutim në radhët e Avellinos kundër Trapanit, tregoi se ishte përshtatur më së miri në prapavijën e bardhejeshilëve, edhe pse kishte zhvilluar vetëm disa seanca stërvitore me skuadrën e tij të re.

I kujdeshshëm, i sigurtë për cilësitë që zotëron, Gjimshiti ka hedhur menjëherë kandidaturen për liderin e mbrojtjes.

Kjo është analiza që i bëjnë mediat lokale lojës së futbollistit shqiptar, i cili la Atlanatën për të luajtur në vazhdimësi, cka do t’i japë mundësinë për të qenë protagonist edhe me kombëtaren kuqezi.

Në përfundim të sfidës me Trapanin, Gjimshiti u shpreh qartë se tek Avellino kishte shkuar me këshillën e Tramezzanit, ndihmësit të De Biasit. Zgjedhja e tij për të luajtur në Serinë A ka qëllim të dyfishtë: të bindë drejtuesit e Atalantës që ta rikthejnë në Serinë A, por edhe De Biasin, që po i jep sërish besim pas lënies jashtë listës në Euro 2016, shkruan “SuperSport.al”.

Objektivi i Gjimshitit me Shqipërinë është të bëjë surprizën në eliminatoret e Botërorit në një grup ku ndodhet Spanja dhe Italia. Pas fitores me Maqedoninë, kuqezinjtë do të përballen me 6 tetor me Lihtenshteinin ndërsa tri ditë më pas me Spanjën në “Loro Borici”.

Avellino duhet të bëjë pa shtatlartin kuqezi në transfertën me Perugian me 9 tetor, por edhe në Modena më 13 nëntor, pasi 23-vjecari do të jetë i grumbulluar me Shqipërinë për ndeshjen me Izraelin.

Më 24 mars e pret një derbi personal me Italinë. Do të jetë një sezon mjaft impenjativ për Berat Gjimshitin, i cili nuk do të jetë nën urdhtat e trajnerit të Avellinos Toscano në disa ndeshje, për t’iu përgjigjur thirrjes së De Biasit.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4