Pas incidentit, Hajrizi e ka një mesazh për Plisat

Drilon Hajrizi ka folur pas ndeshjes ndaj Demir Insaat, duke e konsideruar ekipin kundërshtar si shumë të fortë.

Sport

09/11/2016 21:14

Ai falënderoi edhe publikun vendës për përkrahjen e madhe.

“Bëm disa gabime në fund të ndeshjes, u ngutëm në disa aksione dhe gjëra të tilla nuk fal një skuadër si Demir Insaat. Ata kanë një skuadër shumë të fuqishme. Buxheti i klubeve në FIBA Europe Cup është larg nga i yni, por përkundër këtij fakti ndeshjet e fundit i kemi humbur për gabime të vogla”, deklaroi Hajrizi për “Supersport”.

“Falënderoj tifozët për përkrahjen. Sot u angazhova shumë për t’ua shpaguar besimin. Në të ardhmen do të angazhohem edhe më shumë dhe do të tregoj edhe më shumë cilësi”, shtoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.