Pas humbjes së të dashurit, Ariana shprehet se 2018-ta është viti më i keq i jetës

Ariana Grande ka lidhur gjërat e mira me ato të këqijat që i ndodhën këtë vit.

ShowBiz

07/12/2018 10:51

Këngëtarja 25 vjeçare e hitit “No Tears Left to Cry”, është shpallur artistja e vitit sipas Billboard, shkruan people transmeton lajmi.net.

Teksa po mbante fjalimin, Grande nuk mbajti dot lotët duke folur për vitin në përgjithësi, përfshirë edhe vdekjen e ish të dashurit të saj, Mac Miller.

“Dua të them se ky ishte viti më i mirë për mua bazuar në karrierën time por më i keqi i jetës. Nuk jam duke e thënë vetëm për simpati, jam duke e thënë sepse mendoj që secili prej njerëzve mund të jetë në pozitën time dhe të shohë se çfarë po ndiej”, shprehet ajo.

“Në fakt as nuk ja kam idenë çfarë po bëj me jetën time personale. Nëse edhe dikush tjetër që më shikon tani e ndjen të njëjtën gjë dua t’i them që nuk është vetëm”, përfundon Ariana. /Lajmi.net/