Pas humbjes së mbrëmshme, Benzema merr një lajm tronditës

Karim Benzema po e shijon sezonin e fundit te Real Madridi.

Sport

03/10/2018 14:08

Sulmuesi francez kishte një start të mirë në LaLiga, mirëpo që tani po vuan për gola.

Real Madridi e di se nuk mund të mbështet më te Benzema, andaj kërkon që të bëjë ndryshime në fazën e sulmit, përcjell “lajmi.net”.

Skuadra madrilene tash e disa kohë i është vënë pas Lewandowskit, por pa bërë diçka më konkrete.

Mbretërit do të kërkojnë një sulmues të dorës së dytë në janar, pasi në verë do të bëhen gati për të transferuar sulmuesin kryesor.

Në listën e tyre është edhe Antoine Griezmann dhe Icardi, por që për ta transferuar njërin prej tyre, duhet të presin deri në verën e vitit 2019. /Lajmi.net/