Pas humbjes së Gjergjajt, Luan Krasniqi i ka dy pyetje (FOTO)

Boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi, ka reaguar pas humbjes së Arnold Gjergjajt nga David Haye.

Sport

22/05/2016 15:06

Luan Krasniqi e ka vënë në dyshim përgatitjen e Arnold Gjergjajt, për duelin e zhvilluar mbrëmë me David Haye.

Boksieri britanik e nokautoi “Kobrën” në raundin e dytë, duke mos ia dhënë as edhe një mundësi të vetme.

“David Haye e kryen shpejt punën me Arnold Gjergjajn, nokaut teknik në raundin e dytë. Janë dy pyetje që duhen shtruar për mendimin tim. A ishin Arnoldi dhe ekipi i tij të këshilluar mirë para se ta pranonin këtë meç? Dhe, A ishin të përgatitur aq mirë, sa edhe është e nevojshme për një luftë të tillë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./Lajmi.net/.