Pas humbjes nga WBA, Arsenali merr edhe një lajm të keq nga Sanchez

Pas humbjes nga WBA, Arsenali ka marrë edhe një lajm të keq.

Sport

18/03/2017 22:53

Humbja 3-1 nga WBA nuk ishte lajmi i vetëm i keq për Arsenalin.

Lojtari më i mirë i tyre, Alexis Sanchez, ka pësuar një lëndim të rëndë në gju, e këtë e ka konfirmuar trajneri Arsene Wenger.

“Ai u lëndua në pjesën e parë, por insistoi të luante edhe në të dytën. Gjuri i tij është në gjendje të tmerrshme”, deklaroi Wenger./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6