Pas Higuain, ky pritet të jetë transferimi i dytë i Chelsea

Gonzalo Higuain nuk do të jetë transferimi i vetëm i Chelsea këtë afat kalimtar të janarit.

Sport

18/01/2019 13:15

Chelsea janë afër nënshkrimit edhe me Leandro Paredes, mesfushorin e Zenit Saint Petersburg.

24 vjeçari do të nënshkruajë për Chelsean për rreth 35 milionë euro, dhe shihet si zëvendësim i Cesc Fabregas, njofton ‘Daily Express’, përcjell ‘lajmi.net’.

Parades te skuadra ruse e Zenitit është transferuar në vitin 2017 nga Roma.

Ai po ashtu është pjesë e Kombëtares së Argjentinës, ku ka regjistruar nëntë paraqitje./Lajmi.net/