Pas Higuain dhe Caldara, Milan vjen me një përforcim që kushton 120 mln euro

Pas Gonzalo Higuain dhe Mattia Caldara, një tjetër emër i njohur në futbollin italian mund t’i bashkohet Milanit.

Sport

04/08/2018 16:15

Sipas asaj që raporton ‘La Stampa’, Rossonerët kanë përgatitur një ofertë të majme për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

Milan janë të gatshëm të paguajnë deri në 120 milionë euro për reprezentuesin serbin.

Fillimisht Milan kërkon që Sergej t’iu bashkëngjitet në formulën e huazimit duke paguar 40 milionë euro, ndërsa të transferohet komplet në fund të sezonit, edhe për 80 milionë euro tjera.

23 vjeçari që ka regjistruar paraqitje të mira me Lazion, po pëlqehet shumë nga drejtori i ri i Milanit, Leonardo, që dëshiron t’i shtojë kreativitetin mesfushës së skuadrës së tij./Lajmi.net/

YouTube player