Pas Grezdës, De Biasi e fton edhe një super futbollist nga Kosova (FOTO)

Gianni De Biasi në kombëtaren shqiptare, për ndeshjen ndaj Lihtenshtajnit dhe Spanjës, pritet ta ftoj edhe mesfushorin tjetër Kosovar, Liridon Latifin.

Sport

01/10/2016 10:37

Përveç Eros Grezdës, Gianni De Biasi në kombëtaren shqiptare, për ndeshjen ndaj Lihtenshtajnit dhe Spanjës, pritet ta ftoj edhe mesfushorin tjetër Kosovar, Liridon Latifin.

Krijimi i përfaqësueses së Kosovës dhe kërcënimi për largimin drejt skuadrës tjetër shqiptare, sikurse ndodhi me Rashicën, Vojvodën apo Rrahmanin, nga kombëtarja U21, ka detyruar Gianni De Biasin të përshpejtojë grumbullimet e të rinjve, të paktën për të mos u rrezikuar më për largime të mëtejshme.

Në listën që pritet të zbardh më 1 tetor, trajneri i përfaqësueses do të ketë 3 lojtarë të përfaqësueses U21, ata janë dy sulmuesit Rey Manaj, Eros Grezda dhe mesfushori i Skënderbeut Liridon Latifi.

Nëse i pari, ish-sulmuesi i Interi dhe aktualisht i Peskarës është grumbulluar disa herë, për herë të parë janë dy lojtarët me origjinë nga Kosova, Eros Grezda, sulmuesi i Lokomotivës në Kroaci dhe Liridon Latifi, mesfushori i Skënderbeut.

Emra që ndoshta në sulm do të kenë më tepër hapësira me mungesën e Gashit, apo gjendjes jo optimale të Sadikut, ndërkohë në mesfushë, Latifi rrezikon Emir Lenjanin, i cili është në pozicionin e preferuar të mesfushorit të Skënderbeut, shkruan Top Channel.

Por, nëse grumbullimi i tyre është një lajm i mirë për përfaqësuesen A, ajo Shpresa mbetet e boshatisur, me largimin e 6 lojtarëve të mësipërm dhe kjo ndodh në momentin më të mirë të saj në eliminatoret e Europianit 2017-të. Sigurimi i Grezdës dhe Latifit, për të ardhmen kuqezi, konsiderohet një objektiv më i rëndësishëm se ai i Shpresave, që janë një ndër brezat më të mirë të viteve të fundit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.