Pas grevës, shumë punë për kardiologët

Pas grevës disa ditësh të kardiologëve të cilët protestuan kështu kundër hetimeve që prokuroria po kryen ndaj tyre, ata po po përballen me numë të madh pacientësh.

Lajme

03/02/2016 20:26

Kardiologët i janë kthyer punës, veçse tani iu duhet të përballen me numrin e madh të pacientëve që kanë për t’u kontrolluar në klinikën për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, në qendrën kryesore spitalore të vendit.

Tani kur kontrollet janë kthyer, pacientët janë të kënaqur me trajtimin..

Mirëpo, për ta bërë një kontrolle, disa pacientë kanë caktuar termin shumë moti.

E me dy muaj pritje do të përballet edhe një tjetër pacient që këtë të martë arriti të zë radhën në këtë klinikë, raporton Klan Kosova, transmeton lajmi.net.

Por, përveç rasteve me termine, në ambulancën specialistike po iu nënshtrohen kontrolleve edhe ata që kanë nevojë urgjente.

Kësi gjendje normale klinikës i është kthyer që nga e hëna, kur mjekët e sëmundjeve të zemrës e ndërprenë grevën si reagim ndaj hetimeve që po i bënë prokuroria ndaj disave prej tyre në rastin Stenta.

Greva dhjetëditore pati pamundësuar trajtimin e pacientëve që nuk ishin shtrirë në këtë spital, derisa edhe për këta të fundit ishte në funksion vetëm mjeku kujdestar./lajmi.net