Pas golit të shënuar në debutim, Mariano ka një mesazh

Mariano ka debutuar në Ligën e Kampionëve me Realin, në ndeshjen e mbrëmshme të cilën madrilenët e luajtën kundër Romës.

Sport

20/09/2018 08:45

Braziliani u aktivizua tek në minutën e 73’ për të zëvendësuar Bale.

Sulmuesi u përkujdes që të lërë gjurmët e tij në minutën e 90’ kur shënoi golin e tretë për skuadrën dhe të parin në fanellën e “Los Blancos”.

Pas këtij goli lojtari ka thënë se ëndrra e tij është të ftohet nga Luis Enrique.

“Do të isha i lumtur të pranoja një ftesë nga Enrique. Shpresoj një ditë të luaj për ekipin kombëtar” ishin fjalët e Marianos.

Gjithashtu ai iu falenderua edhe bashkëlojtarëve dhe trajnerit për mundësinë e dhënë. /Lajmi.net/