Pas golit ndaj Kosovës, Vida nënçmon edhe Skënderbeun

Një nga futbollistët më me eksperiencë në radhët e Dinamos së Kievit është Domagoj Vida, mbrojtësi kroat i cili vetëm dy javë më parë dëshpëroi tifozët kosovare duke shënuar golin e fitores 1-0 të Kroacisë ndaj Kosovës.

Sport

13/09/2017 18:15

Futbollisti, i cili luan prej 4 vitesh në Ukrainë, ka qenë sot i pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Europës dhe ka kujtuar fillimisht duelet e dy viteve më parë që kishte luajtur kundër Skënderbeut, miqësoret në fazën përgatitore për sezonin e ri.

“Ajo ndeshje ishte dy vite më parë dhe ishte vetëm një miqësore. Nesër do të jetë një ndeshje komplet ndryshe, një atmosferë ndryshe dhe Skënderbeu nuk është rastësisht në fazën në grupe të Ligës së Europës. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por kam besim te skuadra jonë dhe do të dalim me fitore”, tha Vida.

Gazetarët i treguan se kompanitë e basteve shihnin si favorite absolute Dinamon, pro lojtari shpjegoi se këtë dominim, ekipi duhej ta tregonte në fushën e lojës. “Ky është futboll dhe të gjitha skuadrat që dalin në fushë kanë shanset e tyre. Sigurisht, ne jemi më të fortë dhe duhet të fitojmë, por duhet ta tregojmë në fushën e lojës”, vijoi ai.