Pas gjysmë shekulli, Liverpooli e transferon një lojtar nga rivalët e Unitedit

Marouane Fellaini në fund të sezonit do të largohet nga Manchester United, si lojtar i lirë.

Sport

09/04/2018 21:22

Belgu i transferuar nga Evertoni në vitin 2014, nuk ka arritur marrëveshje me ‘Djajtë e Kuq’ për vazhdimin e kontratës.

Mediet në Angli sot kanë raportuar se Liverpooli është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin 30 vjeçar.

Nëse ky transferim realizohet, Fellaini do të bëhet lojtari i parë që nga viti 1964 që lë Manchester Unitedin për Liverpoolin.

Herën e fundit këtë e kishte bërë Phil Chisnall./Lajmi.net/