Pas gjithë zhurmës me Majlindën, Majk ka një falënderim publik

Gjatë mbrëmjes së djeshme në media kanë qarkulluar lajme për raportet e prishura mes Majk dhe Majlinda Zekës.

ShowBiz

05/12/2018 15:45

Disa komente te fotot ku reperi shihet pranë një fëmije me sindromën Down u bënë shkak që ai të flas rreth raporteve me ish të dashurën Majlinda Zeka, me të cilën e ka edhe një djalë, Roanin, shkruan lajmi.net.

Në bazë të një komenti ai tha se Majlinda nuk po e lë ta shoh djalin ndërsa ajo e ka mohuar një gjë të tillë.

Pas gjithë zhurmës së bërë, reperi shqiptar erdhi me një reagim i cili duket të jetë i fundit për këtë çështje.

Në Instastory ai ka falënderuar të gjithë që e kanë përkrahur moralisht./Lajmi.net/