Pas gjashtë ndeshjeve me Lakers, LeBron lë mbrapa Koben në këtë statistikë

LeBron James ka shfaqur performancë të jashtëzakonshme në ndeshjen e fundit, ndaj San Antonio Spurs.

Sport

28/10/2018 12:53

“Mbreti” regjistroi 35 pikë, për të shtuar edhe 11 kërcime dhe 4 asistime, shkruan lajmi.net.

Me 35 pikët e tij në natën e mbrëmshme, LeBron ka lënë mbrapa Kobe Bryant-in, duke e tejkaluar për pozitën e katërt në listën e atyre që kanë regjistruar më së shumti ndeshje me 30+pikë.

LeBron tashmë ka 432 ndeshje me më shumë se 30 pikë, duke lënë mbrapa “mamban” që ka 431 sosh.

Nëse “mbreti” regjistron edhe tri ndeshje me 30+ pikë, ai do të barazohet me Karl Malone i cili ka 435 ndeshje të tilla. /Lajmi.net/