Pas gafës së Benzemas, edhe Morata zbulon të ardhmen në Instagram

Alvaro Morata do të largohet nga Juventus në afatin kalimtar të verës.

Sport

23/05/2016 11:38

Të paktën kështu lë të kuptohet një postim në Instagram, në llogarinë e restorantit “Bravo Trattoria”, aty ku shpesh herë shkojnë futbollistët bardhezi.

“Lamtumirë shoku”, shkruhet në foton ku është etiketuar Morata, përcjellë “Lajmi.net”.

Shtohen kështu akoma më shumë zërat e largimit të Moratas nga Torino, me mediat spanjolle që janë shprehur të bindura që ai do të rikthehet në afatin kalimtar të verës te Real Madridi.

Për spanjollin është e interesuar edhe skuadra e Arsenalit.

https://www.instagram.com/p/BFuPyGuS7Ut/?taken-by=trattoriafratellibravo