Pas fjalëve që i tha për Adelinën në ‘Mirage’, Blerta del me këngëtaren kosovare

Ishte deputetja Blerta Deliu, ajo e cila në intervistën e dhënë për emisionin ‘Mirage’, pati folur fjalë të mëdha për Adelina Ismailin.

ShowBiz

21/11/2017 20:19

Kjo intervistë e saj, pati bërë që Adelina të reagojë në rrjetet sociale, duke i vlerësuar deklaratat e Blertës, shkruan lajmi.net

E sonte, Adelina ka hedhur një fotografi në Instagram ku shihet se ka dal me Blertën dhe nga imazhi, vërehet se janë shumë të lumtura.

Fotos, ajo ia la edhe një shkrim ku tha se Blerta po bën që ajo të ketë jetën më të mirë.

Duke qenë se Adelina njihet si një nga simpatizantet më të mëdha të partisë LDK dhe duke qenë se në Kuvend Blerta Deliu është deputete nga radhet e PDK-së, kjo fotografi nga mediet u cilësua si një paqe mes Adelinës dhe PDK-së!/Lajmi.net/

screenshot_1

YouTube player