Pas fjalëve për ndarje, modelja e famshme shihet në aparmentin e këngëtarit

Së fundmi po përflitet se Zayn Malik dhe Gigi Hadid i kanë dhënë sërish fund marrëdhënies së tyre.

ShowBiz

17/01/2019 23:51

Dyshimet u ngritën pasi çifti nuk kanë publikuar asnjë fotografi pranë njëri-tjetrit në rrjete sociale muajt e fundit. Ndërkohë edhe në mediat rozë është raportuar se ata po qëndrojnë të ndarë që nga muaji nëntor dhe se Zayn nuk e ndjek më Gigi-n në ‘Instagram’.

Por me sa duket kjo është vetëm një mënyrë që dyshja kanë zgjedhur për të ruajtur intimitetin e tyre. Së fundmi “Daily Mail” ka publikuar disa foto të modeles së bashku me të motrën duke dalë nga apartamenti i Zayan. Ato shfaqeshin mjaft të lumtura duke u përpjekur të fshihnin fytyrën.

Pas kthimit nga Italia, Gigi është ndalur menjëherë tek shtëpia e Zayn për ta takuar./lapsi/