Pas fitores së Florit, Fifi ka për t’i thënë diçka publikisht

Mbrëmë u mbajt finalja e festivalit "Kënga Magjike".

ShowBiz

09/12/2018 14:44

Flori Mumajesi me baldën “Plas” arriti ta fitojë çmimin kryesor të këtij festivali, shkruan lajmi.net.

Pretendentë tjerë për çmimin e parë ishin edhe Fifi dhe Mc Kresha me këngën “Psikopatja jote”, e të cilët arritën të zënë vendin e tretë.

Pas përfundimit të këtij festivali, Fifi thotë se Flori Mumajesi me meritë të plotë e mori çmimin e parë, ndërsa shprehet se ishte fituese pesë herë për çdo tekst e këngë të saj që ishte në finale.

“Arti në përgjithësi është çështje shijesh dhe në asnjë moment nuk dua që të shpërndani as energji e as komente negative…Me dinjitet, dhe plotë meritë Flori Mumajesi e meritonte atë çmim, për super-këngën që solli jo vetëm këtë vit në festival, por për artistin që ështyë edhe me muzikën që ka sjellë ndër vite”, ka shkruar ndër të tjera Fifi. /Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player
YouTube player