Pas fitores ndaj Chelsea, Ozil ka një mesazh për shokët e skuadrës

Arsenal mbrëmë ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në përballjen me Chelsea.

Sport

20/01/2019 12:45

Derbi i Londrës i takoi skuadrës së Arsenal, të cilët arritën që para tifozëve të vet të triumfojnë ndaj Chelsea me rezultatin 2:0.

Në këtë ndeshje, për “gunners” mungoi ylli i madh i skuadrës, Mesut Ozil, i cili duket të ketë probleme me përgatitjen fizike.

Megjithatë, ish reprezentuesi gjerman nuk ka harruar që pas ndeshjes të uroj shokët e skuadrës së tij.

Këtë ai e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, transmeton lajmi.net.

“Urime për të gjithë skuadrën sonte. Lojë e mirë, Gunners” ka shkruar Mesut Ozil në profilin e tij.

Ai tutje ka shtuar disa fjalë edhe për Bellerin, i cili pësoi një lëndim: “I dëshiroj rikuperim të shpejtë Hector Bellerinit”.

Ozil nuk është se po e gjen vetën edhe aq mirë në stilin e lojës së Unai Emery. Madje, së fundmi po flitet edhe për një largim të mundshëm të lojtarit nga “Emirates”. /Lajmi.net/