Pas fitores ndaj Arsenalit, lojtarët e Barçës e marrin një dhuratë

Luis Enrique ua ka dhënë dy ditë pushim lojtarëve të Barcelonës, pas fitores ndaj Arsenalit.

Sport

24/02/2016 18:05

Skuadra e Barcelonës nuk do të stërvitet deri të premten.

Kjo pasi Luis Enrique ua ka dhënë dy ditë pushim lojtarëve të ekipit, pas ndeshjes ndaj Arsenalit, përcjell Lajmi.net nga AS.

Fitorja ndaj skuadrës angleze, ishte ndeshja e 33-të radhazi që Barça nuk di për humbje.

Katalunasit do të kthehen në stërvitje të premten nga ora 11:00, për tu përgatitur për derbin me Sevillan në La Liga.