Pas fitores Erdogan thotë se turqit sollën vendimin historik

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se shtetasit turq me votimin e referendumit sollën një vendim historik.

Bota

16/04/2017 22:09

Këto deklarata ai i bëri pasi u njoftua se për ndryshime kushtetuesa votuan 51.3 për qind e popullsisë, transmeton lajmi.net.

“Sot Turqia ka sjellë një vendim historik”, u tha Erdogan gazetarëve.

Ai shtoi së për këtë ka vendosur populli turk dhe të gjithë duhet respektuar këtë vendim, në veçanti aleatët.

Erdogan shpreson se Turqia do të përfitojë nga rezultatet e referendumit.

“Nuk do të hyjnë në fuqi të gjitha propozimet e ndryshimeve kushtetuese menjëherë, disa prej tyre do të hyjnë në fuqi në nëntor të vitit 2019”, ka thënë presidenti turk.

Bazuar në 99 për qind të votave të numëruara 51.3 për qind të votuesve kanë votuar pro ndryshimeve, ndërsa 48.3 për qind votuan kundër./Lajmi.net/