Pas finales së festivalit të RTSH-së, Soni Malaj: U riktheva në një garë duke besuar…

Soni Malaj këtë vit ka garuar në festivalin e këngës në "Radio Televizionin Shqiptar".

ShowBiz

23/12/2018 13:39

Soni Malaj në këtë festival është paraqitur me këngën “Më e fortë”, duke qenë në mesin e këngëve pretenduese për çmimin e parë, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, kënga nuk arriti ta zë vendin e parë, por ajo u prit shumë mirë nga publiku, gjë që është pjesa më e rëndësishme për vetë këngëtaren.

Pas përfundimit të “RTSH-së”, përmes një statusi në Instagram, Soni e ka uruar Jonidën për çmimin e parë dhe ka përshkruar rrugëtimin e saj në këtë festival.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I SONIT, PA NDËRHYRJE:

“Ky dhjetor me fali nje kujtim shume te bukur, me tregoi se si muzika ime , mund te bashkoje ne 3 nete shqiptaret e mi,publikun tim dhe publikun e huaj,ata qe u bashkuan nen nje gjuhe te panjohur, por e dashuruan si kurre me pare! U riktheva ne nje gare duke besuar, dashuruar e punuar fort per nje kenge, me te cilen besoj edhe nga mbeshtetja juaj, do ta kemi refren gjate sebashku! Ne cdo rrugetim, une kam nxjerre mesimet e mija…Te ketij dhjetori i kam ne zemer! Urime kolegeve me te cilen ndame skenen, Jonides mbaresi ne Izrael! Mezi pres te ndajme projektet e tjera, ju dua pafund!❤”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BruoWdDA4oO/

YouTube player