Pas Fabrikës së Tubave, edhe Amortizatorët fitojnë kontestin me shtetin

Agjencia Kosovare e Privatizimit do të duhet t’iu paguajë rreth 21 milionë euro punëtorëve të Fabrikës së Amortizatorëve në Prishtinë, në emër të të ardhurave personale për periudhën 1990-1999. 

Lajme

22/07/2014 17:56

Këto mjete do të duhet t’iu paguhen punëtorëve të Fabrikës së Amortizatorëve pasi ata e kanë fituar betejën me AKP-në në Gjykatën Themelore (ish-Komunale) të Prishtinës dhe së fundmi edhe në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, shkruan Koha Ditore.

Ky është rasti i dytë, pas precedentit të krijuar me rastin e punëtorëve të Fabrikës së Tubave, të cilët presin një kompensim prej rreth 25 milionë eurove, po ashtu në emër të të ardhurave personale për periudhën 1990-1999, duke u bazuar në një vendim të shkallës së prerë të Gjykatës Komunale të Ferizajt.