Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Icardi zbulon të ardhmen e tij

Mauro Icardi shënoi ndaj PSV-së të martën në Ligën e Kampionëve, por goli i tij nuk e ndihmoi Interin ta kaloi fazën e grupeve.

Sport

13/12/2018 10:37

Mauro Icardi e shënoi golin e barazimit në xhiron e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ndërsa Inter ka rënë në Ligën e Evropës.

Sulmuesi argjentinas është shprehur shumë i dëshpëruar me mos-kualifikimin, por që u ka dhënë një lajm të madh tifozëve të skuadrës italiane, përcjell “lajmi.net”.

Icardi ka publikuar një mesazh tejet të madh në llogarinë e tij në Instagram, e që natyrisht se i ka gëzuar tifozët.

“200 paraqitje, 119 gola, vazhdojmë”, ka shkruar Icardi, ku shihet duke festuar para ‘Giusseppe Meazzas’. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrTYMO4H0mv/?utm_source=ig_embed