Pas duetit me Elvana Gjatën, Ty Dolla Sign këngë me këtë këngëtar shqiptar

Në fillim të muajit maj, reperi i njohur Ty Dolla Sign kishte publikuar duetin me këngëtaren shqiptare, Elvana Gjata.

ShowBiz

29/04/2018 09:01

Kënga me titull “Off Guard” u prit shumë mirë në publik dhe ka marrë mbi 2 milionë klikime në kanalin YouTube, shkruan lajmi.net.

Por, bashkëpunimet e Ty Dollas me artistët shqiptar nuk kanë mbaruar me kaq, ngase ai ka njoftuar edhe për një të ri.

Bëhet fjalë për këngëtarin Stanaj, i cili po shënon karrierë të suksesshme në arenën ndërkombëtare edhe pse jo me shumë ‘zhurmë’ ashtu sikurse Dua Lipa, Rita Ora e Bebe Rexha.

Në rrjete sociale, dyshja kanë ndarë disa imazhe së bashku, ndërsa paralajmërojnë diçka speciale për fansat e tyre.

“Uh oh…. ne mund të kemi bërë diçka të ÇMENDUR @tydollasign“, ka shkruar Stanaj mbi njërën fotografi. /Lajmi.net/

Uh oh…. we may have done something crazy @tydollasign

A post shared by Stanaj (@stanaj) on