Pas djegies së veturës, reagon Genc Prelvukaj (Foto)

Pas djegjes së veturës së Genc Prelvukajt, këngëtari ka treguar se është shëndosh e mirë.

ShowBiz

23/05/2016 18:25

Ditën e sotme atij i është djegur vetura si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa gjithçka ka ndodhur në autostradën “Rruga e Kombit”, përkatësisht në qytetin shqiptar të Kukësi, transmeton lajmi.net.

Sa i përket kësaj ngjarje Genci e ka dhënë këtë sqarim në rrjetin social Facebook:

“Gjithë këto vite nëpër rrugë e lëvizje duhet njëherë me të ndodhë diçka e keqe. Sidoqoftë unë jam si shkëmbi kështu që pa merak. Gjërat tjera vijnë, shkojnë e blihen të reja”, ka shkruar ai./Lajmi.net.