Pas disa viteve mund të kemi një kompjuter optik që kryen veprimet me shpejtësinë e dritës

Optalysys, një kompani teknologjike britanike, njoftoi se ka në plan të krijojë në janar të vitit 2015 një kompjuter optik, i cili i kryen veprimet me shpejtësinë e dritës.

Auto & Tek

13/08/2014 21:33

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Optalysys thotë se teknologjia e saj, që është shumë ndryshe me ato që keni dëgjuar me parë, mund të vendosë një super-kompjuter në tavolinën tuaj duke filluar nga viti 2020.

Kur flitet për kompjuterë optikë, ne në fakt i referohemi një numri shumë të madh teknologjish të ndryshme dhe konkurrente.  Zakonisht, kompjuteri optik ka të bëjë me përdorimin e dritës në vend të elektricitetit. Më përpara, kur flitej për kompjuterët optikë, i referoheshin çipeve dhe kompjuterëve që kanë zëvendësuar rrjetin e tyre të brendshme me tel me rrjetin optik me valë.

Kompjuteri optik i kompanisë Optalysys është i mirë për dy arsye: konsumon shumë pak energji, dhe nuk ka limite në veprimet që ju mund të kryeni. Në një kompjuter normal shumë veprime ndodhin në mënyrë të njëpasnjëshme, ku secila bërthamë (dhe secili transitor) punon zakonisht në seri. Në një kompjuter optik të Optalysis, rrezja e lazerit prek çdo pikselë në të njëjtën kohë- ai i bën veprimet me shpejtësinë e dritës.

Për sa i përket konsumimit të energjisë, Hpcwire shprehet se kosto mesatare e një kompjuteri optik është rreth 3500 dollarë në vit. Krahasojeni këtë me kompjuterin më të shpejtë në botë, i cili ka një kosto prej 21 milionë dollarë në vit. Optalysys shprehet se kjo teknologji ndodhet në laboratorët e Nasa-së dhe është gati për t’u testuar në laborator.