Pas dështimit në Surinam dhe Guine, Serbia pretendon se Liberia e ka ‘tërhequr’ njohjen e Kosovës

Mediat serbe kanë vazhduar me propagandën e tyre, duke pretenduar se shteti i Liberisë ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Lajme

20/06/2018 16:12

“B92” duke iu referuar burimeve të veta, shkruan sot se pas tërheqjes së njohjes nga Surinami dhe Guinea Bisau, Liberia është shteti i tretë që tërheq njohjen e Kosovës brenda një kohe të shkurtërore.

Megjithë këtë propagandë të mediave serbe dhe diplomacisë së Beogradit, tashmë veç është zyrtare akreditimi i ambasadorit të Kosovës në Guinea Bissau.

Si ambasador i Kosovës në shtetin afrikan është akredituar Ramadan Gashi.

Mediat serbe kanë raportuar vazhdimisht që shtete të ndryshme ku është e fokusuar diplomacia e Serbisë e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, mirëpo një gjë e tillë vazhdimisht është demantuar nga zyrtarë të këtyre vendeve.

Madje Serbisë i ishte tërhequr vërejtja nga Franca dhe Britania  për çasjen ndaj vendeve të cilat e kanë njohur Kosovën./Lajmi.net/