Pas dënimit nga FIFA, Calhanogl vjen me vendim të pabesueshëm

Mesfushori Hakan Calhanogl, ka kërkuar nga klubi i tij Bayer Leverkusen, që të mos paguhet gjatë kohës katër mujore që është i suspenduar.

Sport

07/02/2017 20:13

22 vjeçari është suspenduar nga FIFA pasi që kishte nënshkruar kontratë me klubin Trabzonspor në vitin 2011 dhe nuk ka qëndruar prapa nënshkrimit.

Calhanoglu kishte nënshkruar kontratë kur ishte 17 vjeçar për të luajtur në sezonin 2012-13 , por në atë kohë ai vendosi që të vazhdojë kontratën me klubin gjerman Karlsruher SC.

Krahas dëmshpërblimit me 100,000 euro, Calhanoglut i është ndalur të luaj futboll edhe për katër muaj.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6