Pas dasmës, Jona Spahiu sjell pamje nga pushimet përrallore

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Jona Spahiu javë më parë kurorëzoi dashurinë me martesë me Frenklin.

ShowBiz

26/06/2018 17:34

Ceremonia e dasmës ishte përshpejtuar pasi prezantuesja kishte mbetur shtatzënë e që padyshim se atë ditë dukej e mahnitshme, shkruan lajmi net.

Pas momenteve të bukura të dasmës, Spahiu siç duket ka nisur edhe pushimet tashmë me bashkëshortin e saj.

Përmes fotove dhe videove të shpërndara në rrjete sociale, Jona ju prezanton me vendin lukzos që ka zgjedhur për pushime.

Jona po ashtu, është në muajt e fundit të shtatzanisë ku së shpejti çifti pritet të bëhen prindër për herë të parë. /Lajmi.net/