Pas daljes nga BS Albertit ia hakuan Instagramin, ja kush thotë se e bëri

Këto ditë kanë qarkulluar lajme se raportet mes anëtarëve të labelit 'Babastars' janë përçarë.

ShowBiz

11/11/2017 11:29

Kjo pasi Albert Krasniqi publikoi një foto përmes së cilës zbulon bisedën private me liderin e Babastars, Getoar Selimin, shkruan lajmi.net.

Edhe pse u përfol shumë se grupi po ndahet, disa prej anëtarëve të këtij grupi kanë dalë me deklarata të cilat tregonin se nuk ka asgjë të vërtetë rreth këtij lajmi.

Madje, Getoar Selimi dhe Skivi kanë paralajmëruar edhe projektin e përbashkët “Bisha me dy koka”, të cilin do ta lansojnë shumë shpejt.

Kurse, mëngjesin e sotëm ishte Alberti ai i cili përmes llogarisë së gruas së tij, Besa Gashit në Instagram, ka njoftuar se dikush ia ka hakuar Instagramin e tij.

“Per momentin ma kan thy paswordin dikush prej ktyne Pederave…”, është mbishkrimi që Alberti ia ka vënë fotos. /Lajmi.net/