Pas Botërorit, Kroos transferohet te super-skuadra evropiane

.

Sport

20/06/2018 19:40

Manchester City është gati të marrë Toni Kroos nga Real Madridi.

Klubi anglez ka përgatitur 70 milionë euro për gjermanin, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas “Don Balon”, City do të dërgojë ofertën drejt Madridit pas Botërorit, ku Kroos po luan me Gjermaninë.

Kroos në sezonin e fundit nuk ka dhuruar paraqitjet që jemi mësuar t’i shohim nga ai në vitet e fundit.

Ai pritet të jetë një nga të larguarit në revolucionin e Realit. /Lajmi.net/