Pas Boateng, Barca synon edhe një transferim nga Sassuolo

Barcelona duket se afatin kalimtar “pazarin” më të madh do ta kryej në Itali.

Sport

21/01/2019 21:15

Pasi transferuan Kevin Prince Boateng nga Sassuolo, ata janë duke monitoruar edhe një lojtar po të kësaj skuadre.

“Sport” shkruan se katalanët po interesohen për shërbimet e mesfushorit Stefano Sensi, transmeton lajmi.net.

Sensi është vetëm 23 vjeçar dhe duket se pëlqehet nga skautët e kampionëve në fuqi të La Ligas.

Por, problemi qëndron tek kontrata e Sensi. Ai ka kontratë me skuadrën e Sassuolos deri në vitin 2020.

Planet e Barcelonës janë që të nënshkruajnë me lojtarin qysh në verën e ardhshme ( në fund të këtij sezoni). /Lajmi.net/