Pas Besnik Qakës, Nikka po e sjell ‘Ani mori nuse’ në versionin e saj

Nikka ka paralajmëruar përmes një postimi në Instagram se shumë shpejt do ta sjell këngën ‘Ani mori nuse’ në versionin e saj.

ShowBiz

19/11/2018 20:38

Nikka në Instagram e ka publikuar një foto ku shihet e veshur me vello ndërsa e ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, këngën ‘Ani mori nuse’ në versionin e saj, shkruan lajmi.net.

Ky projekt muzikor fillimisht u publikua  nga Besnik Qaka dhe mori pëlqimin e publikut mirëpo jo edhe të Nikkës e cila e akuzoi atë për vjedhje të projektit.

Se cila ishte arsyeja e problemit që u krijua mes tyre mund ta kuptoni në intervistën e plotë të dhënë për ‘Mirage’.

Në emisionin “Mirage” që është prodhim i lajmi.net, këngëtari Besnik Qaka dhe Nikka sqarojnë të vërtetën dhe kush kë e kopjoi./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqX5yyZFPfa/

YouTube player
YouTube player