Pas Behramit, në Zvicër i japin një “goditje” edhe Xhakës

Ish mbrojtësi i Liverpoolit, zvicerani Stephane Henchoz, ka deklaruar se Granit Xhaka nuk e meriton të jetë kapiten i ekipit kombëtar të Zvicrës.

Sport

05/09/2018 17:21

Festimi me shqiponjë i Xhakës dhe i Shaqirit në fitoren e Zvicrës kundër Serbisë në Kupën e Botës, ka bërë që shqiptarët të mos jenë më të preferuarit te ‘Helvetikët’

Kjo u vërtetua pas Kupës së Botës, ku Valon Behramin e larguan nga ekipi i Zvicrës, vendim të cilin mesfushori e ka cilësuar politik.

Henchoz ka thënë se Zvicra meriton një kapiten që përfaqëson Zvicrën, dhe se Xhaka nuk e bën atë.

“Unë mendoj se kapiteni duhet të përfaqësojë ekipin zviceran dhe Zvicrën, Xhaka nuk e bën këtë”, ka deklaruar Henchoz.

“Kjo do të paraqiste problem të madh. Lojtarët si Sommer, Lichsteiner apo Schar, që përfaqësojnë Zvicrën tradicionale do të ndiheshin të përjashtuar, ashtu edhe tifozët nuk do të mund të identifikohen me ekipin”./Lajmi.net/