Pas barazimit me Southamptonin, një tjetër lajm i keq për Man Utd

Sikur të mos mjaftonte barazimi me Southamptonin.

Sport

30/12/2017 21:20

Manchester United, po përballet me probleme serioze me lëndimet.

Pas barazimit 0-0 me Southampton në ‘Old Trafford’, trajneri Jose Mourinho ka konfirmuar lëndimet e Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukakut.

Trajneri portugez ka bërë të ditur se Ibrahimovic do të mbetet jashtë fushave për një muaj, ndërsa për Lukakun ka thënë se do të mungojë në ndeshjet e radhës, pa cekur se sa ndeshje./Lajmi.net/