Pas barazimit befasues, Mourinho merr këtë vendim të papritur

Jose Mourinho ka refuzuar të paraqitet në konferencë për shtyp pas barazimit 0:0 të Unitedit me Burnleyn.

Sport

29/10/2016 20:08

Unitedi nuk arriti të marrë më shumë se një pikë ndaj Burnleyt në ‘Old Trafford’.

Jose Mourinho pas pakënaqësive të mëdha dhe reagimet e shumta ndaj gjyqtarit Mark Cletenburg, është ndëshkuar nga ky i fundit, duke u larguar nga bankina, për të ndjekur ndeshjen nga tribunat.

Pas këtij ndëshkimi, Jose Mourinho nuk ka pranuar të paraqitet në konferencë për shtyp, shkruajnë mediet angleze, përcjell ‘Lajmi.net’.

Në konferencë për shtyp është paraqitur ndihmësi i tij, Rui Faria.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.