Pas babës arrestohet edhe i biri, vranë dy persona në fshatin Shaptej të Deçanit

Është arrestuar edhe personi i dytë për vrasjen e mbrëmshme në fshtatin Shaptej të Deçanit.

Lajme

26/08/2016 17:23

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net komandanti i Policisë së Deçanit, Sejdi Dobraj.

“Është arrestuar edhe personi i dytë  që gjendej në arrati, sot në ora 14, dhe është shoqëruar në stacionin regjional në Pejë”, tha Dobraj.

Dje gjatë mbrëmjes mbetën të vrarë dy persona nga dy autorët të cilët tashmë gjenden në arrest.

Babë e bir kryen vrasjen e cila ngjarje u raportua se nisi për xhamin e një autobusi, ku edhe përundoi me fatalitet.

Viktimat u varrosën gjatë ditës së sotme. /Lajmi.net/