Pas arrestimit të drejtorit të burgjeve, reagon kryeministri Rama

Gjatë ditës së sotme, Policia e Shqipërisë ka arrestuar ish-drejtorin e burgjeve Arben Çuko.

Lajme

21/10/2018 19:16

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të ish-drejtorit të burgjeve, Arben Çuko duke thënë se nuk ka dy qëndrime në raport me ligjin.

“Keqardhje për A.Çukon po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin,ka vetëm një;s’ka dy qasje në raport me drejtësinë, ka vetëm një;s’ka dy fytyra në raport me qytetarët, ka vetëm një! Ne s’jemi e kurrë s’do jemi njësoj si të tjerët. Ne gjithnjë kemi vetëm një krah: DREJTESINE!”, ka shkruar Edi Rama.

Çuko është arrestuar pasditen e së dielës me dyshimet për korrupsion.