Pas aksidentit të Eni Çobanit, Ardit Gjebrea tregon gjendjen e saj

Dy ditë më parë, Eni Çobani ka pësuar aksident në Tropojë.

ShowBiz

04/02/2019 08:28

Eni Çobani ishte rrokullisur disa herë me veturë, por fatmirësisht kishte shpëtuar, shkruan lajmi.net.

Përmes një statusi në Instagram, Ardit Gjebrea tregoi se Eni ka shpëtuar mirë, pasi u rrokullis natën në përrua.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I ARDITIT, PA NDËRHYRJE:

“Të mendosh se çfarë aksidenti kalove @enicobani… u rrokullise disa herë me makinë – natën, borë, mbi 20 metra në fund… në përrua.
E çfarë jemi? Vetëm kalimtarë në këtë botë ku shpesh na zë sytë ligësia dhe intriga, e keqja dhe thika pas shpine!
Zoti nuk të mori pranë vetes këtë herë, por të la me ne e dashur Eni. Faleminderit!
Ndërkohë sot në mëngjes isha në banesat e përjetshme tek prindërit e mi, e rëndësishme ishte që nuk harrova sapo ika prej aty siç ndodh rëndom dhe uroj ta kem prezent vendin e të gjithëve edhe nesër, pasnesër…
Më shërben të perceptoj ndryshe, të sillem ndryshe!”.

Në anën tjetër, përmes një postimi në InstaStory, Eni Çobani ka falënderuar Zotin pasi i shpëtoi aksidentit.

“Zoti eshte i madh te qofshim fale per mrekulline qe bere”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Btb-MaXnn7n/