Pas aksidentit në autostradën Shkup – Tetovë, Big Mama me fjalë prekëse

Aksidenti tragjik që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë ka prekur të gjithë.

ShowBiz

13/02/2019 23:39

Për këtë ka reaguar edhe këngëtarja nga Maqedonia, Big Mama e cila shpreh ngushëllime për familjarët që humbën të dashurit e tyre sot, shkruan lajmi.net.

“Nuk kam fjalë për të ngushlluar me dridhet trupi për tragjedin që dëgjova .Ngushllime familjarēve që humbên të dashurit e tyre sot ne aksidentin tragjik në autostraden Shkup-Tetove. Shërim te shpejt të lënduarve. Lutjet tona qofshin me familjet që u prekën nga kjo tragjedi”, janë fjalët e Big Mamës.

Nga ky aksident i rëndë humbën jetë 13 persona dhe mbetën të lënduar mbi 20 të tjerë që po trajtohen nëpër spitale. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bt1laZGA3bq/