Teoritë konspirative: Sulmet e 11 shtatorit nuk u kryen nga Al – Qaeda (Video)

Ekzistojnë pretendime që në sulmet e Kullave Binjake më 11 shtator, përveç aeroplanit që është përplasur kamerat kanë kapur edhe diçka tjetër të çuditshme, që siç duket kjo video ka dalë pas disa hulumtimeve.

Bota

25/03/2016 09:15

Një teoricien Australian, Phil Young, ka thënë se sulmet e 9/11 ishin një punë brendshme e planifikuar nga shërbimet sekrete amerikane, për të fituar mbështetjen e publikut amerikan, transmeton lajmi.net.

Në video e cila zgjat rreth pesë minuta, ekzistojnë dyshimet se pas goditjes së kullave binjake ka pas edhe diçka tjetër, që sipas tij mund të kenë qenë UFO.

“Nuk ishim të gjithë të befasuar për të parë UFO, sepse unë e di që diçka është planifikuar në këtë mes”, ka thënë ai.

Video tregon që pas sulmit një tjetër objekt i vogël lëshohet nga pjesa e pasme e aeroplanit duke vazhduar fluturimin me një shpejtësi të madhe.

Hetimet mbi këtë rast, teoricieni ka thënë se ende vazhdon t’i hulumtojë megjithatë është i bindur që kjo ka qenë e planifikuar./lajmi.net

YouTube player